Fermë për rritjen e qenve në oborrin e shkollës në Strugë (VIDEO)

PUBLIKUAR

Qen të rrezikshëm ruhen nga një person në oborrin Shkollës Fillore Josip Broz Tito në Strugë. Pranë këtij vendi çdo ditë kalojnë nxënësit, prindërit dhe mësuesit, ndërsa në oborrin e shkollës mbahen edhe orë të edukatës fizike, raporton Alsat-M.

“Është denoncuar kjo deri te të gjitha departamentet e komunës dhe më tej. Problemi zvarritet, ndërsa zgjidhje nuk ka. Kjo reflektohet në mësim për shkak se ka qen endacak që vijnë pas tyre deri këtu. E di se me anë të këshillit të prindërve dhe bordit të shkollës është miratuar vendim, por diku nëpër institucione kjo çështje ka ngecur”, tha Toni Saveski, Drejtor i ShF “Josip Broz Tito”.

Nxënësit thonë se në oborr kundërmon erë e keqe dhe se kanë frikë.

“Kam pak frikë, sepse disa ditë më parë isha te fusha e sportit, disa qen erdhën dhe na u lëshuan njëri na ndoqi pas dhe u desh të fshihemi në një oborr”.

“Unë mendoj se ky nuk është vendi i duhur për qentë”.

Personi i cili përkujdeset për shtatë qentë e tij, thotë se nuk janë të rrezikshëm. Ai pretendon se oborri i Shkollës është pronë e tij. Një pjesë ku janë vendosur qentë i është kthyer, ndërsa për pjesën tjetër është ankuar në gjykatën e Strasburgut.

Nga komuna e Strugës thonë se disa herë në vitet e fundit kanë kërkuar që me ndihmën e policisë ose me ndihmën e inspektoratit komunal dhe shtetëror ti largojnë qentë. Por asnjëri nga autoritetet kompetente nuk ka ndërmarrë masa.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...