Britania kërkon fuqizimin e NATO-s pas sulmeve kibernetike ruse

PUBLIKUAR

Rusia po kryen një fushatë konstante sulmesh kibernetike që shënjestrojnë demokracinë dhe infrastrukturat kritike në Perëndim. Kështu deklaroi sekretari britanik i mbrojtjes Sir Michael Fallon, duke shtuar se Moska e ka shndërruar në armë keqinformimin në përpjekje për të zgjeruar influencën e saj, për të destabilizuar qeveritë perëndimore dhe për të dobësuar NATO-n

Fallon tha se është jetësore për anëtarët e aleancës që të përforcojnë mbrojtjen kibernetike, ndërsa duket qartë se Vladimir Putin ka zgjedhur të bëhet një konkurrent strategjik i Perëndimit.

Komentet e Falllon mbërrijnë në një kohë që pritet nga Kryeministrja Theresa May t’u kërkojë anëtarëve të BE që janë edhe pjesë e NATO-s që të rrisin shpenzimet për mbrojtjen.

“Nato duhet të vetëmbrohet me efektivitet në hapësirën kibernetike, ashtu siç bën në det, tokë dhe ajër”, deklari Fallon, duke shtuar se Aleanca duhet të bëjë më shumë për t’u përballur me realitetin e rremë që propagandohet nga Kremlini.

Sipas Fallon, një seri sulmesh kibernetike dyshohet se kanë lidhje me Rusinë dhe pa harruar ato ndaj zgjedhjeve amerikane, tha se rusia po teston NATO dhe Perëndimin. Fallon shtoi se është në interes të Europës që NATO të jetë e fortë dhe të detyrojë Rusinë të heqë dorë nga kjo rrugë./ Top Channel

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...