Hetim pasurisë së 60 zyrtarëve

PUBLIKUAR

Hetim pasurisë së 60 zyrtarëve

Prokuroria e Prishtinës, po heton pasurinë e 60 zyrtarëve, të cilët ose nuk e kanë deklaruar, ose e kanë deklaruar në mënyrë të rreme. Rastet janë dërguar në Prokurori nga Agjencia Kundër Korrupsionit.

Sipas koordinatores kombëtare kundër korrupsionit, Laura Pula, së shpejti do të jenë gati edhe aktakuzat e para kundrejt këtyre zyrtarëve, të cilët do të përballen me togat e zeza.

Pak ditë më parë, AKK, kërkoi nga gjykatat themelore që të fillojnë procedurat kundërvajtëse ndaj tre zyrtarëve publikë, si rezultat i mosveprimit nga ana e tyre sipas udhëzimeve të Agjencisë, për t’u shmangur nga situata e konfliktit të interesit në të cilën ndodhen. /Kosova Sot/

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...