E tmerrshme: Zebra kafshon punëtorin e kopshtit zoologjik dhe e tërheq zvarrë (Foto/Video, +18)

PUBLIKUAR

Një nëpunës i një kopshti zoologjik është sulmuar brutalisht nga zebra – vetëm tre ditë pasi një burrë u vra nga një tigër në një kopsht tjetër zoologjik në Kinë.

Videoja e publikuar në internet, shfaq momentin e tmerrshëm kur zebra me nofullën tejet të fuqishme e kafshon në dorë punëtorin, të cilin e tërheq zvarrë nëpër kopshtin zoologjik në qytetin Guangzhou në pjesën jugore të Kinës, transmeton Telegrafi.

Edhe pse dy kolegët e tij u munduan ta ndalojnë zebrën duke e ndjekur pas me shkopinj të drurit duke shpresuar se do ta lëshojë burrin e pafuqishëm, ajo prapë se prapë e bën të veten dhe vazhdon ta mbaj të kafshuar dorën e tij.

Në video mund të dëgjohen vizitorët duke bërtitur të frikësuar me atë që panë, ndërkaq raportohet se burri ka shpëtuar gjallë por me lëndime në dorë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...