Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq nuk ka përgjigje në pyetjen se në bazë të cilës pjesë të Kushtetutës së BE-së e këshillon presidentin Gjorge Ivanov që të përcaktohet për një lider të ri të cilit do t’ia dorëzojë mandatin, sepse pjesë të tillë në Kushtetutë nuk ka, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së ndaj qëndrimit të sotëm të zëdhënëses së KE-së, Maja Kocijançiq.
“Kocijançiq vetëm përsëriti se është i nevojshëm konsensus i gjerë dhe koalicion i gjerë për zgjidhje të sfidave të ardhshme dhe reformave prioritare. Koçijançiq me siguri e di se nga viti 2001 e kjëndej, në këto pothuajse 15 vite, vetëm nga viti 2011-2014, Qeveria e Maqedonisë nuk kishte koalicion me shumicë dy të tretash në Kuvend. Edhe në këto tri vite me dialog ka arritur që të sigurojë 2/3 për ligjet reformuese, posaçërisht në gjyqësor, dhe përkrahja e gjerë nuk ka qenë problem. Problemi se përse nuk filluan bisedimet me BE, ndërsa të cilin në mënyrë indirekte dje e tha, është kontesti me Greqinë. Për zgjidhjen e tij nuk është i nevojshëm koalicion i gjerë në Kuvend, por vullnet minimal politik në Greqi që vendi të bashkëngjitet BE-së dhe para se gjithash përkrahje e zgjidhje nga qytetarët e Maqedonisë në referendum”, thuhet në reagimin e VMRO-së, transmeton TV Shenja.
VMRO-DPMNE, thuhet më tej në reagim, falënderon Këshillin e BE-së, por vendimet në Maqedoni i sjellin deputetët e zgjedhur nga populli në Kuvend.


