Analistët: Nuk do të ketë zhbllokim as këtë javë

PUBLIKUAR

analist-euml-t-nuk-do-t-euml-ket-euml-zhbllokim-t-euml-situat-euml-s-politike-as-k-euml-t-euml-jav-euml_hd

As kjo javë nuk pritet të zgjidhë situatën politike në vend dhe mosmarrëveshjet ndërmjet të dy blloqeve. Kështu të paktën konsiderojnë analistët politikë. Sipas tyre, tani kanë mbetur vetëm dy opsione: zgjedhje ose marrëveshje politike me ndihmën e ndërkombëtarëve.

Profesori universitar, Riza Smaka, nuk sheh lëkundje nga qëndrimet e subjekteve politike për t’i hapur pastaj rrugë konstituimit të institucioneve.

“Në situatën e tanishme jemi para dy opsioneve, nën një që të kemi një lloj marrëveshje politike për të formuar institucionet dhe nën dy që të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ndihmesa ndërkombëtare ka kuptim në ato raste kur palët kanë kërkesa të mëdha respektivisht të vogla. nuk ka kuptim as ndërhyrja ndërkombëtare, sepse palët janë në pozicionin ose unë ose ju sepse asnjëra palë nuk do të jenë në gjendje të dalin në opozitë” , thotë Smaka.

Ndërsa profesori tjetër, Afrim Hoti, thotë se tani janë vetëm dy mundësi që të tejkalohet kjo situatë.

Sipas Hotit e vetmja zgjidhje në këtë situatë janë zgjedhjet e jashtëzakonshme, që janë kategori kushtetuese që janë shpëtim për procesin.

Smaka vlerëson që tani vërehet edhe një presion ndërkombëtar ndaj liderëve politikë, kure Hoti vlerëson edhe përpjekjet e presidentes për të tejkaluar ngërçin politik.

“Presidentja me kredibilitetin që ka është munduar që të luaj rolin e vet kushtetues. Presidentja do të duhej që t’i drejtohej kushtetueses deri kur të pritet ose cilat do të duhej të ishin kanalet që ajo të zgjidh problemin. Jetike është aspekti kohor. Po bëhen gati 5 muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, ndërkaq edhe pas shumë përpjekjeve nuk po arrihet që palët të përafrojnë qëndrimet për tejkalimin e situatës politike dhe krijimin e mundësive për konstituimin e institucioneve”, ka thënë Hoti. /rtk/

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...