Shkalla e papunësisë në Gjermani pësoi rënie rekord duke arritur në 5,9 për qind në muajin janar, pasi ekonomia më e madhe në Evropë u fuqizua gjatë vitit të ri, sipas të dhënave të publikuara sot.
“Radhët e të papunëve të vendit kanë pësuar rënie për muajin e katërt radhazi në janar, me një rënie në sezon me 26 000 persona dhe duke arritur në muajin janar në 2,6 milion persona”, tha Agjencia Federale e Punës, transmeton atsh.
Analistët kishin parashikuar që norma e papunësisë të jetë e qëndrueshme në nivelin e muajit dhjetorit prej 6 për qind.


