Mbledhësit e mbeturinave gjetën raketahedhësin në kontejner (Foto)

PUBLIKUAR

Në një qendër të grumbullimit të mbeturinave në Devon të Anglisë, punonjësit e higjienës janë befasuar kur kanë gjetur një objekt metalik të gjatë afro një metër.

Ata e kanë larguar mënjanë dhe kanë kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i është dukur i çuditshëm dhe kanë pasur frikë nga rreziku që mund të përmbajnë, transmeton Telegrafi.

Në fakt, kjo ka dalë të jetë një raketahedhës, megjithëse brenda nuk kishte material shpërthyes. Nuk dihet kush e ka hedhur këtë armë në plehra, por po bëhen hetime për të rënë në gjurmë të pronarit të dikurshëm.

Raketahedhësi i gjetur në mbeturina

“Këto mjete dorëzohen në qendra të caktuara, nuk bën të hidhen në mbeturina sepse mund të shkaktojnë probleme të ndryshme”, është thënë lidhur me rastin.

Pasi i është hequr mekanizmi në formë të kontrolluar, raketahedhësi është dërguar në deponi të metaleve.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...