A është kafeina shatërvani i rinisë?

PUBLIKUAR

Një studim i ri i publikuar në revistën “Nature Medicine” thotë se personat e vjetër me nivele të vogla të inflamacionit (që shkaktohet nga shumica e sëmundjeve) kanë diçka të përbashkët – të gjithë konsumojnë kafe.

Sipas shkencëtarëve, aq më shumë kafeinë që konsumojnë njerëzit, aq më shumë janë të mbrojtur nga gjendjet kronike të inflamacionit, transmeton Telegrafi.

Për këtë studim, shkencëtarët kanë analizuar mostrat e gjakut të 100 njerëzve të vjetër dhe të ri.

Pas eksperimenteve të shumta, shkencëtarët kanë arritur konkludimin se personat që konsumojnë më shumë se pesë gota kafe në ditë kanë nivele shumë të vogla të aktivitetit të gjeneve inflamacionare.

Sidoqoftë, konsumimi i pesë gotave kafe në ditë, sipas shkencëtarëve, mund të jetë i dëmshëm në tjera aspekte, prandaj ekspertët rekomandojnë të konsumoni një apo dy kafe në ditë.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...