Trump ka “përkushtim të hekurt” ndaj mbrojtjes së Koresë së Jugut

PUBLIKUAR

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti Donald Trump dhe presidenti në detyrë i Koresë së Jugut, Hwang Kyo-ahn janë zotuar për të fuqizuar mbrojtjen e përbashkët kundër rivalit verior të Seulit, gjatë një bisede telefonike

“Presidenti Trump e ka përsëritur përkushtimin e hekurt për mbrojtje (të Koresë Jugore)…duke shfrytëzuar masa të tëra të mundësive ushtarake”, tha Shtëpia e Bardhë duke njoftuar për bisedën telefonike të 29 janarit.

“Të dy liderët janë pajtuar për të ndërmarrë masa për fuqizimin e mundësivëe të përbashkëta të mbrojtjes kundër kërcënimit koreano-verior”, ka shtuar më tej Shtëpia e Bardhë.

Shumë në Azi kanë shprehur shqetësim rreth përkushtimit të Trumpit ndaj aleatëve tradicional në këtë rajon, raporton Rel.

Gjatë fushatës zgjedhor, Trump është kërcënuar të tërheq forcat amerikane nga Koreja Jugore dhe Japonia nëse ato nuk do të rrisnin shpenzimet për mbrojtjen e tyre.

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, James Mattis pritet të udhëtoj drejt Koresë së Jugut më 1 shkurt dhe në Japoni më 3 shkurt, në vizitat e para të tij prejse është konfirmuar në këtë post.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...