Një aktivist kurd dhe gruaja e tij kanë përjetuar për së afërmi krimet që ka kryer ISIS në qytetin Kobane për muaj të tërë dhe madje ata kanë fotografuar dhe xhiruar disa prej këtyre përjetimeve.
Aktivisti kurd dhe njëherësh gazetar i pavarur, Bazran Halil, ka kaluar një kohë të shkurtër në Turqi së bashku me gruan e tij. Ata kanë ardhur nga Kobane për të dhënë një intervistë.
Lap-top-i i tij është i mbushur me fotografi dhe me xhirime, të dhëna këto kredibile mbi thashethemet se Shteti Islamik është duke ushtruar në brutalitet të paparë në Kobane, transmeton lajmi.net.
“Ishte një njeri me Sindromën Down”, thotë ai. “Ai nuk mund të kuptonte situatën, as nuk dinte se a duhej të ikte nga vendi apo të largohej sa më larg nga vija e frontit. Kur ISIS erdhi, ata janë prenë kokën këtij personi dhe i bënë fotografi, më pas i shpërndanë këto fotografi nëpër mediat sociale dhe thanë se ata kishin “vrarë një ateist, një kafir”.
Barzan pretendon se militantët e ISIS kanë përdorur armë kimike. Për të dëshmuar këtë gjë, ai ka bërë fotografi nga morgu i Kobane-s, ku shihen trupa të djegur me fosfor të bardhë.
Pa marrë parasysh dëmit të vogël trupor, vdekja është pothuajse e sigurt për këta persona. Kështu thotë aktivisti, i cili tregton se këto viktima ishin djegur edhe nga jashtë, por pasi që kimikatet janë futur në enët e gjakut të tyre ata kanë pësuar edhe djegie të brendshme.
Gruaja e Barzanit, Rayshan, thotë se ajo se çfarë po bënë ISIS në sirian nuk është vetëm frikë por është edhe tmerr.
“Për pirjen e duhanit, ata ja u presin gishtërinjtë njerëzve”, thotë ajo.
“Pirja e duhanit dënohet me burg. Dhe në qoftë se një grua shihet në shoqërinë e një burri, qoftë dhe i afër i saj, ajo dënohet me vdekje, duke e goditur me gurë”.
Arushan gjithashtu ka përshkruar mënyrën se si Shteti Islamik trajnon luftëtarët e rinj.
“Në maj, nxënësit e klasës së 9-të shkojnë në Aleppo për t’iu nënshtruar provimeve”, thotë ajo.
“Xhihadistët rrëmbejnë të gjithë fëmijët e gjinisë mashkullore, i mbyllin ata nëpër xhami ku ata detyrohen të mësojnë Ligjin e Sheriatit. Ata që nuk e kanë mësuar Kuranin mirë, i nënshtrohen elektroshokut. Kafshët asnjëherë nuk bëjnë diçka të tillë”, përfundon Bazran.
Teksa kanë qëndruar një javë në Turqi, Bazran dhe gruaja e tij tani janë nisur drejt Sirisë për të vazhduar punën e tyre si gazetarë në Kobane, qyteti i cili pavarësisht se është rimarrë nga forcat kurde këtë javë , është larg paqes dhe stabilitetit. /lajmi.net/



