Biseda telefonike në mes të Presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe presidentit të Shteteve të bashkuara të Amerikës, Donald Trump do të zhvillohet nesër më 28 janar.
Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili ka thënë se Vladimir Putin dhe Donald Trump sot kanë aranzhuar një bisedë telefonike, njofton agjencia e lajmeve ruse TASS, transmeton Gazeta Express.
“Po, unë e konfirmoj këtë”, tha Peskov, derisa s’e ka bërë të qartë se për çka do të flasin saktësisht.


