Forcat e armatosura të Britanisë së Madhe e kanë përcjellë nga afër aeroplanmbajtësin rus “Admiral Kuznetsov” derisa ai kalonte nëpër Kanalin Britanik rrugës për në Rusi nga Siria.
Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes i Britanisë, Michael Fallon, e ka quajtur aeroplanmbajtësin “anije turpi”, transmeton Express.
Fotografi të postuara nga Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe shfaqen aeroplanët luftarakë “RAF” dhe ata të Marinës Mbretërore “HMS St. Albans frigate” duke e përcjellë aeroplanmbajtësin “Admiral Kuznetsov” dhe anijet e tij përkrahëse në Kanalin Anglez, teksa shkonin drejt Detit Verior.
“Do ta vezhgojmë nga afër ‘Admiralin Kuznetsov’ teksas kthehet në Rusi; një anije turpi misioni i së cilës vetëm sa i ka zgjatur vuajtjet e popullit sirianë, “a ka thënë Fallon./Express/






