Hahn: Shpresoj që sa më parë të formohet qeveria e re në Maqedoni

PUBLIKUAR

Eurokomisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, ka mbajtur fjalimin e tij para Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, ku edhe është përgjigjur ndaj pyetjeve për Maqedoninë.

Në përgjigjen e tij dhënë deputetit britanin Marc Pritchard, për pyetjen se kur do të anëtarësohet Maqedonia në BE, Hahn është përgjigjur se shpreson që së shpejti të arrihet përparim në këtë drejtim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai ka përmendur se duhet të zgjidhet çështja e emrit me Greqinë, për të cilën gjë duhet shumicë kushtetuese. Ndaj pyetjes së Liz Christoffersen, se si e vlerëson situatën politike në Maqedoni pas zgjedhjeve, eurokomisioneri Hahn është përgjigjur se shreson që sa më parë të formohet qeveria e re.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...