Ja sa është neto-rroga mesatare në Maqedoni

PUBLIKUAR

Neto rroga e paguar mesatare mujore në nëntor të vitit të kaluar ka qenë 22.830 denarë, respektivish 363,16 euro, dhe është për 1,8 për qind më e lartë në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2015. Ndërkaq, bruto rroga mesatare ka qenë 32.877 denarë ose për 1,9 për qind më e lartë në krahasim me vitin paraprak. Në nëntor të vitit 2016 1,4 për qind e të punësuarve në Republikën e Maqedonisë nuk kanë marrë rroga, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Sipas të dhënave që i transmeton Gazeta Express, rritja e  neto-rrogës së paguar mesatare mujore në nëntor të vitit 2016, në krahasim me muajin nëntor të vitit 2015 ka të bëjë, para se gjithash, me  rrogat e paguara mesatare mujore për të punësuar në sektorët: Miniera dhe nxjerrje e gurëve për 10,5 për qind, Art, argëtim dhe rekreacion për 8 dhe Ndërtimtari për 7,3 për qind.

Zvogëlimi i neto rrogës së paguar mesatare mujore për një punësuar, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur në sektorët: Objekte për akomodim të veprimtari servise me ushqim për 5,1 për qind. Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim për 3,8 dhe Bujqësi, pylltari dhe peshkatari për 3,2 për qind.

Rritja, e  bruto rrogës së paguar mesatare mujore për një punësuar, në nëntor të vitit 2016, në krahasim me nëntorin e vitit 2015, i përket  bruto rrogës së paguar mesatare mujore për një të punësuar në sektorët: Miniera dhe nxjerrje të gurëve për 10,6 për qind, ndërtimtari 8 dhe Art, argëtim dhe rekreacion për 7,7 për qind.

Zvogëlimi i bruto rrogës së paguar mesatare mujore për një punësuar, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur në sektorët: Objekte për akomodim të veprimtari servise me ushqim për 4,8 për qind. Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim për 3,9 dhe Bujqësi, pylltari dhe peshkatari për 3,4 për qind.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...