Përafrohen qëndrimet BDI – OBRM-PDUKM për qeverinë e re

PUBLIKUAR

BDI dhe OBRM-PDUKM-ja me gjasë i kanë afruar qëndrimet e tyre rreth dygjuhësisë në vend. Kështu thonë burime për Tv Telma nga ekipet e bisedimeve, përcjell Telegrafi maqedoni

Kushtetuta nuk do të ndryshojë, ndërkaq kjo çështje do të rregullohet me ndryshime në Ligjin për përdorim të gjuhëve. Në kuvend do të formohen grupe pune të cilat do të punojnë në të gjitha çështjet e hapura.

Sipas këtij televizioni, qëndrimi për PSP-në mbete i pandryshueshëm në OBRM-PDUKM. Antonio Milloshoski nga OBRM-PDUKM-ja thotë se bisedimet mes Ahmetit dhe Gruevskit do të shpeshtohen këto ditë. Ai pret rezultate pozitive duke marrë parasysh faktin se ka shenja pozitive për një koalicion të ri ndërmjet të dy partive politike.

Edhe nga BDI-ja thonë se qëllimi i tyre është formimi i një Qeverie dhe vendi të del nga kriza. Mbetet të shihet nëse do të ketë lëshime nga vijat e kuqe të saj. Edhe kryeministri Dimitriev pret përfundim pozitiv të bisedimeve.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...