Autoritetet në Malajzi njoftojnë se janë gjetur trupat e 13 personave, që besohet se janë emigrantë indonezianë, të sjellë në breg pasi që anija e tyre ishte përmbysur në det.
Ndërkohë, dy indonezianë të tjerë janë shpëtuar, transmeton Express.
Një zyrtar i Agjencisë Bregdetare të Malajzisë ka thënë se banorët e një fshati i kanë gjetur trupat e gjashtë grave dhe katër burrave në një plazh në shtetin jugor, Johor.
Ky zyrtar, i cili foli në kushte anonimiteti, shtoi se dy indonezianë të tjerë janë shpëtuar. Sipas tij, anija mund të ketë qenë duke i bartur rreth 40 persona, të cilët po tentonin të futeshin ilegalisht në Malajzi.
Shumë indonezianë i rrezikojnë jetët e veta duke udhëtuar përmes anijeve të pasigurta për të punuar ilegalisht në Malajzi.


