Problemi i thembrave të çara mund të jetë shumë i pakëndshëm dhe i dhembshëm.
Nëse nuk dëshironi të shpenzoni para në preparate dhe kremra, kjo është mënyra e vërtetë për ju se si sa më parë ta eliminoni këtë problem.
Një limon, përkatësisht lëvorja e tij është ilaç i përsosur për thembrat e çara madje gjithsesi edhe tretman më i lehtë dhe më i shëndetshëm, transmeton Telegrafi.
Merrni një limon i cili është mjaftueshëm i madh në mënyrë të mbulojë tërë thembrën.
Priteni limonin në dy pjesë, shtrydhni tërë lëngun dhe lëreni të mbetet vetëm lëvore, sikur e shtrydhi për të bërë limonadë.

Natyrisht, lëngun e shtrydhur mund ta bëni limonadë dhe të freskoheni derisa ta mbani limonin në thembra.
Përpiquni që të jetë i vendosur në pjesën më të vrazhdë të thembrës dhe të mund të mbathni çorapet.
Mbase do t’ju duket e pazakonshme në fillim, por do të mësoheni.
Lëreni lëvoren e limonit të qëndrojnë më së paku një orë, mirëpo më mirë do të jetë ta lini gjatë tërë natës në mënyrë që të arrihet efekti i plotë


