Ministri e Mbrojtjes e Polonisë njofton se dy ushtarë amerikanë janë lënduar në një aksident me kamion ushtarak në jugperëndim të Polonisë.
Në një komunikatë për media, kjo ministri njofton se kamioni që po barte municion të tankeve kishte dalë nga rruga për shkak rrugës së rrëshqitshme, transmeton Express.
Aksidenti ka ndodhur po ashtu sepse shoferi kishte vozitur shumë shpejt duke mos iu përshtatur kushteve dimërore të rrugës, sipas kësaj ministrie.
Rreth 3.500 ushtarë amerikanë janë vendosur në Poloni në bazë të planit të aprovuar nga ish-presidenti amerikan, Barack Obama, për t’i ulur shqetësimet e rajonit rreth aktiviteteve ushtarake të Rusisë./Express/


