Tesla me makinë garash që shpejtësinë nga zero në 100 kilometra në orë e arrin për dy sekonda (Foto)

PUBLIKUAR

Pas lansimit të Faraday FF 91, që është e shpejtë dhe e destinuar për gara, Tesla ka bërë të ditur se po punon një makinë tjetër edhe më të shpejtë.

Me anë të Ludicrous+ Mode që është vendosur në Model 3, kjo makinë arrin që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për vetëm 2.46 sekonda, transmeton Telegrafi.

Po që se prodhohet dhe ia del të përballojë pritjet, atëherë kjo do të ndryshonte botën e automobilizmit që lëvizë me energji elektrike.

Në të njëjtën kohë, Tesla do të ngrihet në një nivel të paprekshëm në sferën e veturave EV, duke mos pasur konkurrencë për një kohë të gjatë.

Mediet kanë ngritur spekulime se kjo është e pamundur, por zyrtarët e kompanisë kanë thënë se e kanë një model të tillë për të cilin nuk duan të japin detaje. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...