Trump këtë muaj do të takohet me liderët e Meksikës dhe Britanisë

PUBLIKUAR

Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti Donald Trump do të takohet në Uashington me kryeministren britanike, Theresa May më 27 janar dhe me presidentin meksikan, Enrique Pena Nieto, më 31 janar.

Vizita e May shënon takimin e parë me një lider të huaj për Trumpin prej inaugurimit të tij, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer.

Trump ka shprehur përkrahje për May dhe përpjekjet e saj për të larguar Britaninë e Madhe prej Bashkimit Evropian.

Vizita e presidentit meksikan mund të jetë me pak më shumë telashe, pas deklarimeve nga Trump për imigrantët meksikanë, ndërtimin e një muri, dhe plani që Meksika të paguaj për të, ka ofenduar jo pak në atë shtet, transmeton rel.

Spicer ka thënë se të dy liderët do të diskutojnë për tregti, imigracion dhe siguri.

Spicer gjithashtu ka thënë se Trump ka biseduar më 21 janar me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau dhe se gjatë ditëve në vijim do të vendoset për një takim.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...