Countryman është Mini më i fuqishëm deri tash (Foto)

PUBLIKUAR

Në Shangai Motor Show që zhvillohet gjatë muajit prill, kompania britanike do ta lansojë modelin më të qëndrueshëm dhe më të shpejtë që e ka prodhuar deri më tani.

John Cooper Countryman, që ka 2.0-litra, katër cilindra dhe 231 kuajfuqi, është modeli më i qëndrueshëm nga Mini, transmeton Telegrafi.

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 6.2-sekonda, kurse shpejtësia tij maksimale është 233 km/h.

Me rrota 19 inçë, ky Mini kalon me lehtësi edhe në terrene të vështira, ndërsa frenat Brembo japin siguri për ndalim sa më të mirë në vend.

Vozitjen më përshtatshme e bëjnë edhe dritat e pajisura me opsionin për mjegull, që mundësojnë dukshmëri shumë më të pastër.

Sa i përket enterierit, janë bërë vetëm ndryshime kozmetike që përfshijnë timonin dhe vendosjen e ulëseve sportive. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...