Ky është fjalimi i plotë i Donald Trump

PUBLIKUAR

Presidenti i sapo betuar Donald Trump ka mbajtuar fjalimin e tij 15 minutësh.

Ai ka folur rreth asaj se si do ta bëjë Amerikën e Madhë sërish, duke përmendur luftimin e terrorizmit islamik, kthimin e vendeve të punës, etj.

Më poshtë mund ta lexoni ta lexon itë plotë fjalimin e tij:

Amerikanët e mi, bashkëkombas të dashur dhe njerëz ngta e gjithë bota, faleminderit. Ne qytetarët e Amerikës tani  do tu japim shpresë njerëzve tanë. Së bashku do ta caktojmë rrugën e Amerikës dhe botës përpara për shumë vite në vazhdim. Do kemi sfida e vështirësi, por do ta kryejmë punën. Çdo katër vjet në mblidhemi këtu për ta bërë tranzicionin e pushtetit. Ne i jemi shumë mirënjohës zotit Obama dhe zonjës Obama për ndihmën e tyre në këtë rrugë të tranzicionit. Ata kanë qenë të mrekullueshëm.

Ceremonia e sotme ka një domethënie të veçantë. Ne jo vetëm që po e bartim pushtetin nga njëra parti në tjetrën, por po e transferojmë pushtetin nga Uashington D.C. por po ua bartim juve. Për shumë kohë një grup i vogël i njerëzve kanë udhëhequr gjithçka teksa njerëzit i kanë vuajtur pasojat. Uashingtoni ka qenë i pari, por  fabrikat janë mbyllur,

Fitoret e tyre s`kanë qenë fitoret tuaja. Në qytetin tonë nuk ka pasur shumë për të festuar. Kjo do të ndryshojë dhe do të ndryshojë që tani sepse ky moment është i juaji, ju përket juve. I përket të gjithëve që jeni mbledhur këtu dhe atyre që na shikojnë, kjo është dita juaj. SHBA-ja është shteti juaj.

20 janari 2017 do të mbahet mend si dita kur populli është bërë sundues i këtij shteti sërish. Burrat dhe gratë e harruar nuk do të mbesin më të tillë. Të gjithë janë duke ju dëgjuar juve. Kanë ardhur me miliona për tu bërë pjesë e kësaj lëvizje të madhe të cilën bota nuk e ka parë kurrë më herët. Në qendër të kësa lëvizje është një bindje që një shtet ekziston për t`iu shërbyer qytetarëve të vet. Familjet duan ilaqe dhe punë të mira. Këto janë kërkesa të drejta dhe të arsyeshme të publikut të gjerë, por ekziston një realitet tjetër, nëna dhe fëmijë që janë të zhytyr në varfëri. Sistemi i arsimit është i zhytyr në korrupsion. Krimi, droga dhe bandat kanë marrë shumë jetë. Kjo masakër amerikane përfundon që këtu, që tani, transmeton Indeksonline.

Ne jemi një shtet, një komb i vetëm. Ëndrrat e tyre janë ëndrra tona, dhimbja e tyre është dhimbja jonë. Betimi që e bëra sot është betimi i realitetit për të gjithë amerikanët. Për dekada të shumta ne i kemi pasuruar industritë e huaja duke harruar tonën. I kemi financuar ushtritë tjera kurse e jona është vjetruar. I kemi mbrojtuar kufijtë tjerë dhe kemi harruar ti mbrojmë tonët.

Infrastruktura e Amerikës është pothuajse e pariparueshme. Kemi bërë shtete tjera të pasura, teksa pasuria e shtetit tonë është zvogëluar dhe është zhdukur. Fabrikat janë mbyllur dhe janë larguar nga puna, pa menduar për ata që mbetën pa punë. Pasuria e klasës së mesme u është marrë njerëzve dhe është rishpërndarë në shtete të botës. Tani ne jemi duke parë vetëm kah e ardhmja.

Ne jemi mbledhur këtu sot për ta ndryshuar një dekret të ri që dhet të dëgjohet në secilin qytet. Një vizion i ri do ta udhëheq shtetin tonë nga sot. Do të jetë vetëm Amerika e para.

Çdo vendim për tregti, për taksa, për emigracion, do të bëhet në mënyrë që ëprfitues të jenë familjet amerikane. Ne duhet që t`i nderojmë kufijtë tanë nga agresioni i shteteve të tjera që hyjnë dhe na i marrin vendet tona të punës.

Mbrojtja do të bëj që të ketë prosperitet më të madh. Unë kurrë nuk do t`iu zhgënjej. Amerika do të fillojë të fitojë sërish, ashtu si asnjëherë më parë. Do t`i kthejmë vendet tona të punës, do t`i kthejmë kufijtë tanë, do ta kthejmë pasurinë tonë dhe do t`i kthejmë ëndërrat tona, transmeton Indeksonline. Ne do të ndërtojmë rrugë të reja, autostrada, aeroporte, tunele, në gjithë shtetin tonë të mrekullueshëm. Do t`i heqim njerëzit nga klimat sociale dhe do t`i kthejmë në punë. Do të ndjekim dy rregulla, amerikan i lartë dhe amerikan akoma më i lartë.

Ne do të kërkojmë miqësi me shtetet tjera të botës, por interesi i shtetit të vet duhet të jetë i pari. Ne duhet të jemi shembull për të gjithë, do të shkëlqejmë për të gjithë. Do të bëjëm aleanca të reja dhe do të luftojmë kundër ekstremizmit islamik të cilin do ta zhdukim nga faqja e dheut.

Në bazë të politikës tonë do të jetë realiteti i jashtëzakonshëm për SHBA-në, vetëm me lojalitet nuk do të lëmë vend për paragjykime, transmeton Indeksonline.

Bibla na thotë kur njerëzit e Zotit jetojnë bashkë, ne duhet që t`i diskutojmë mosmarrëveshjet tona dhe në fund të jemi solidarë. Kur Amerika është e bashkuar, ajo është absolutisht e pandalshme. Nuk duhet të ketë asnjë frikë, ne jemi të mbrojtur dhe gjithmonë do të jemi të tillë nga gra e burra të jashtëzakonshëm. Do të jemi të mbrojtur nga Zoti.

Përfundimisht, duhet të ëndërrojmë akoma më shumë. Një shtet mbijeton duke u përpjekur, nuk do të pranojmë politikanë që vetëm flasin dhe ankohen që nuk po bëhet asgjë.

Koha për premtime boshe ka kaluar. Tash është koha e veprimeve. Mos e lejoni askë të ju thotë se nuk mund të bëhet, nuk ka sfidë që mund ta mposhtë vendin tonë, ai do të prosperojë sërish.

Do të punojmë që ta çlirojmë tokën nga sëmundjet vdekjeprurëse, do të punojmë për teknologjinë e re, që baret tona t`i heqim. Nuk ka rëndësi a jeni të bardhë, të zi a të kaftë, ne të gjithë jemi patriot të këtij shteti.

Ne të gjithë e shijojmë lirinë e jashtëzakonshme dhe ne e kemi të gjithë flamurin amerikan. Nuk ka rëndësi nëse një fëmijë lind në periferi të Detroid a Nebasrkas, ata do të ushqehen në frymën e jetës nga i njëjti krijues i madh dhe fuqiplotë.

Prandaj, për të gjithë amerikanët kudo që janë, nga mali në mal, nga oqeani në oqean, dëgjojini këto fjalë: JU KURRË NUK DO TË INJOROHENI MË! Zëri juaj, shpresat dhe ëndrrat tuaja do ta tregojnë fatin tonë amerikan dhe guximi e dashuria juaj do të jetë udhërrëfyes. Do ta bëjmë Amerikën krenare, të pasur, të sigurt sërish. Sigurisht, ne do ta bëjmë Amerikën e Madhe sërish. Zoti ju bekoftë juve dhe dhe Amerikën!

/Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...