Hedh në shitje të birin që t’i blejë gruas një veturë (Video)

PUBLIKUAR

Një baba nga Kina, ka provuar që ta shesë djalin e tij, në mënyrë që t’i blejë gruas një veturë.

Ai donte të divorcohej nga gruaja e tij, mirëpo ajo i kishte thënë që duhet me patjetër t’ia blinte një veturë në mënyrë që ajo të pajtohej me marrëveshjen e divorcit.

Burri ishte kapur nga syri i kamerave me djalin e tij pesë muajsh në krahë, nëpër rrugët e qytetit Linyi në Kinë, përderisa po priste për një blerës potencial, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Policia e ka arrestuar burrin që kishte dashur t’i shiste djalin një të panjohuri që e kishte gjetur në internet, për 9606 funte britanike.

I dyshuari me emrin Zhang, është xhiruar nëpër rrugë me një paraqitje tejet nervoze, përderisa për 10-të minuta e pret blerësin e fëmijës së tij.

Foshnja nuk kishte veshur mjaftueshëm rroba, dhe kishte filluar të qajë për shkak të ftohtit.

Policia që po patrullonte nëpër rrugë, e kishte parë Zhangun dhe menjëherë e kishte arrestuar. Pas marrjes në pyetje, ai kishte rrëfyer se e kishte hedhur të birin në shitje.

Një blerës ishte pajtuar që t’i paguante atij 9606 funte, dhe i kishte thënë që ta priste në atë rrugë ku edhe është xhiruar Zhang me fëmijën në dorë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...