Për të dytën ditë me radhë, gazeta beogradase Blic, në faqen e parë, ka publikuar porosi anti luftë dhe kundërshtim ndaj fjalorit luftënxitës të presidentit serb, Tomislav Nikolic
Pas provokimit që e shkaktuan vetë zyrtarët serb, me një tren që nga pala kosovare u konsiderua si provokues dhe shkelje e ligjeve dhe pas reagimit të institucioneve të Kosovës që dërguan njësitë speciale për të ndalur trenin, pala serbe u detyrua që të zmbrapset.
Treni me parollat provokuese për shtetin e Kosovës si “Kosova është Serbi” u ndal pa hyrë në kosovë, raporton Gazeta Express.
Treni u ndalua por shkaktoi nervozë të jashtëzakonshme te kreu serb, sidomos te Presidneti i Serbisë, Nikolic i cili dha deklarata luftënxitëse duke kërcënuar se “do të dërgonte ushtrinë nëse shqiptarët do të vrasin serbë në Kosove”.
Siç duket Nikolic nuk e ka llogaritur mirë disponimin luftarak në Serbi meqë nuk duket se ka mbështetje të madhe. Gazeta Blic vazhdon me botimin në faqen e parë të saj të kërkesave për Nikolic, për dy ditë me radhë, që të heqë dorë nga idetë e tij luftënixitëse ku botimi i fundit ka porososinë në ballinë me titull: “President, ju shkoni në luftë, neve na leni të qetë” dhe duke vazhduar “Athua nuk na mjaftuan jetët e humbura, njerëzit e zhvendosur, shpirtërat e vuajtur, rinitë e ndërprera?”

Blic shkruan më tej se bashkëbiseduesit e gazetës thanë se Presidenti duhet të përgjigjet në këto pytje para se të deklarojë atë që deklaroi./GazetaExpress/.


