Analisti serb: Incidenti me tren për shkak të zgjedhjeve presidenciale në Serbi

PUBLIKUAR

Drejtori i Qendrës për Rajonalizim në Serbi, Aleksandar Popov, ka thënë të hënën se është e qartë se organizimi i udhëtimit të trenit nga Beogradi për në Mitrovicë, ishte pjesë e fushatës presidenciale në Serbi. Por, është zgjedhur një kohë e keqe për që ai të dërgohet në Kosovë.

Popov i ka thënë agjencisë së lajmeve Beta, se zyrtarët serbë do të duhej të parashikonin se çfarë do të ndodhte me të, dhe të zgjidhnin një moment tjetër për të.

“Ishte një veprim që gati solli konflikt. Ky ishte një gjykim i gabuar i atyre që donin të fitonin poenë politikë”, tha Popov, duke shtuar se dërgimi i trenit, dhe reagimi më pas i zyrtarëve serbë, ishte hedhje e benzinës në zjarr, sa i përket marrëdhënieve të ndërlikuara të rajonit, transmeton gazetametro.

Ai parashikon se këtë vit situata në rajon do të jetë vërtetë me shumë sfida

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...