Sulmi me të shtëna në lokalin e natës në Stamboll, natën e Vitit të Ri, u krye në mënyrë profesionale me përfshirjen e një organizate të inteligjencës, ka thënë sot zv/kryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus.
“Duket se sulmi në lokalin ‘Reina’ nuk ishte thjesht akt i një organizate terroriste, sepse ishte e përfshirë edhe një organizatë e inteligjencës. Ishte një akt jashtëzakonisht i organizuar dhe planifikuar,” ka thënë ai gjatë një interviste me transmetuesin “A Haber”, transmeton Express.
ISIS-i e mori përgjegjësinë për sulmin në të cilin u vranë 39 njerëz, duke thënë se ishte sulm hakmarrës ndaj përfshirjes së ushtrisë turke në Siri.


