Parlamenti i hap rrugën forcimit të pushtetit të Erdoganit

PUBLIKUAR

Parlamenti i Turqisë i ka dhënë miratimin paraprak kushtetutës së re, e cila do të rrisë kompetencat e presidentit Recep Rayyip Erdogan.

Këtë javë do të ketë edhe një rreth të dytë të votimit dhe, nëse kalon, do të pasojë referendumi.

Kritikët thonë se ndryshimet kushtetuese do të çojnë në autoritarizëm.

Por, Erdogan këmbëngul se sistemi i ndryshuar do t’iu ngjajë atyre në Francë dhe në Shtetet e Bashkuara.

Kushtetuta e re do t’i lejoë presidentit të emërojë dhe shkarkojë ministra dhe do të shfuqizojë postin e kryeministrit për herë të parë në historinë e Turqisë, transmeton rel.

Në vend të tij do të jetë së paku një nënpresident.

Nenet e fundit të kushtetutës së re janë miratuar të dielën vonë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...