Vazhdojnë ikjet nga Kosova

PUBLIKUAR

auto_ikjet1413527623

Kanë ikur e po ikin shqiptarët, e tashti po ikin edhe romët, ashkalinjtë e egjiptasit. Se ikjet nuk po ndalen, është e shqetësuar edhe Policia e Kosovës, kurse rajoni i Gjilanit, është një nga të cilët nisen ikjet, ngase ky rajon është në kufi me Serbinë dhe Maqedoninë.

Muaj më parë, me shqetësim flitej për autobusët që në buzëmbrëmje plot me udhëtarë niseshin për në vendet perëndimore, kryesisht në Francë. Fytyra kryesisht të reja, por edhe familje me fëmijë po e lëshonin vendin. Përkundër thirrjeve për të mos ikur në vende të treta dhe bërjes me dije se azili më nuk është zgjidhje në Evropë, largimet e ikjet po vazhdojnë, por tashti me të madhe të komunitetit rom, egjiptas e shkali.

Në një deklaratë të lëshuar nga toger Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, është thënë se Policia e Kosovës me shqetësim po i përcjell informacionet se këto ditë është në rritje e sipër largimi ilegal i pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali, egjiptas dhe të tjerëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

“Largimi i pjesëtarëve të këtyre komuniteteve që jetojnë në Kosovë nuk është rrugë e duhur për zgjidhjen e problemeve dhe krijimin e një mirëqenieje dhe një jete më të mirë sociale”, ka thënë Hashani, sipas të cilit qëllimi i grupeve kriminale që e organizojnë këtë dukuri padiskutueshëm është për përfitime personale të tyre, përmes rrugëve të paligjshme.

“Kushdo qoftë nga Kosova që si individ apo edhe grup, ku do qoftë në shtetet e Evropës nuk ka mundësi që të fitoj të drejtën e azilit dhe të gjithë ata me procedura të përshpejtuara do të kthehen mbrapa”, ka thënë Hashani dhe ka përcjellë apelin e Policisë së Kosovës që grupet apo individë që të mos bien pre e premtimeve dhe futjes në lajthitje nga grupe të organizuara kriminale.

“Në asnjë rrethanë mos bini pre e këtyre premtimeve të rrejshme, sepse mënyra e migrimit ilegal është e paligjshme, bart rreziqe të paparashikueshme për ata që marrin këto rrugë aspak të lehta dhe të pasigurta për jetë dhe padiskutueshëm edhe më tepër na varfëron në aspektin ekonomik, gjersa mundësia e fitimit të statusit për azil është zero”, është thënë në deklaratë.

SHIKO MË SHUMË

Votimi me postë: Thyhet rekordi i 2021-ës për 10 mijë vota (VIDEO)

Në zgjedhjet e radhës që do të mbahen më 7 qershor të këtij viti,...

KQZ publikon listat me 902 kandidatë për deputetë të certifikuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se pas përmbylljes së procesit të certifikimit, janë publikuar...

Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë, Policia: Po ndërmarrim veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave

Një burrë është gjetur i vdekur sot pasdite në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë. Vdekja e...