Ngjarja tragjike e vila ndodhi ditëve të fundit ,përveç që tronditi gjithë opinionin shqiptarë më së shumti si duket ka tronditur banorët e fshatit Muhoc të Ferizajt.
Kjo ngajrje tragjike e cila ndodhi ditëve të fundit ,ku u vranë babai dhe e bija ishte ngjarje e cila na ka tronditur të gjithëve . Por ne na kan tronditur edhe informatat e mjeteve të informimit të cilat këtë ngjarje pothuajse të gjitha,nga ngutia që cila po e publikon informatën e para na e mveshën si fshat, thonë banorët e këtij fshati.
Kemi qenë nën presion nga të gjitha anët, e sidomos nga familjarët të cilët gjenden jasht Kosovës.Me tu publikuar ky rast kanë filluar thirrjet nga jasht dhe habia se si ka ndodhur ky rast në fshatin tonë thot Musa Ibrahimi banor i fshatit Muhoc.
Për 63 vjet sa kam ,nuk ka ndodhë që në fshatin tonë të ketë ndonjë ngatrresë ,bile me këtë edhe jemi mburrë si pjestar të këtij fshati vazhdon Ibrahimi, dhe kjo ka qenë befasia më e madhe edhe për familjarët tanë që jetojnë jasht Kosovës dhe miqve tanë se çka po ndodhë në këtë fshat.
Fshatarët skjarojnë se lagjia ku ka ndodhur kjo tragjedi nuk i përket fshatit të tyre ,është pjes që është e lidhur me fshatin Prelez me të gjitha aktivitetet. Është familje e ardhur nga fshati Gadime e vendosur afër fshatit Prelez dhe ska të bëjë asgjë me fshatin Muhoc thot një Haxhi i cili nuk ëshiron që ti publikohet emri.
Do të thërrasim edhe Klan TV e edhe TV-tjera të demantojmë këtë, dhe bëjmë apel te të gjitha mjetet e informimit që të kenë kujdes me rastin e informimit, të marrin shënime më të sakta se nganjhëherë nga pakujdesia e tyre dikush mundë të gjendet në pozitë të vështirë thonë banorët e këtij fshati./ferizajpress/
Reagojnë banorët e Muhocit,ngjarja ska të bëjë me fshatin tonë
PUBLIKUAR



