Ekstremistët e të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS), e kanë hedhur nga një ndërtesë e lartë një person me sy të lidhur duke e akuzuar se pse është homoseksual.
Një fanatik i ISIS-it mund të shihet duke ia lexuar akuzat të burgosurit, një burrë në fund të 20-ve apo në fillim të 30-ve, transmeton Express.
Më pas ai tërhiqet zvarrë deri në kulm të ndërtesës në Mosulin e rrethuar në Irak.
Pamje kanë shfaqur momentin kur ai hedhet nga ndërtesa e lartë përball një turme njerëzish.
Me rregullat brutale të këtij grupi terrorist, homoseksualiteti ndëshkohet me vdekje./GazetaExpress/






