Kjo është e vërteta për vdekjen e parë nga i ftohti

PUBLIKUAR

Bashkia e Shkupit thotë se personi i pastrehë që vdiq të dielën si pasojë e ftohtit, ka refuzuar që të dërgohet në strehimoren e Kryqit të Kuq në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Trupi i personit J.T, i gjetur i vdekur në komunën Aerodrom në Shkup, dje është mbajtur në Institutin për Mjekësi Ligjore në Shkup për të ju bërë analizat e detajuara për mënyrën dhe shkaqet e vdekjes. Është rezultuar se ai ka vdekur nga hipotermia(i ftohti).

”Aktivistët e Kryqit të Kuq në Shkup, që nga ulja enorme e temperaturave kanë lëvizur nëpër Shkup për të ndihmuar njerëzit e pastrehë dhe për t’i transferuar ata në qendrën ditore për përkujdesje ”Momin Potok”. Personi i njejtë ka refuzuar në disa raste që të transferohet në këtë qendër. Ne shprehim keqardhje për vdekjen e tij dhe ju bëjmë apel të gjithë qytetarëve që të paraqesin raste të tilla. Pastaj, policia, Kryqi i Kuq dhe Ndihma e Shpejtë do të kujdeset për çdo rast në veçanti.” shkruajnë nga Bashkia e Shkupit./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...