98 civilë përfshirë 20 fëmijë të vrarë nga bombardimet ajrore në Siri (Video)

PUBLIKUAR

Bombardimet nga forcat qeveritare siriane kanë vrarë dhjetëra civilë në rajonin e Ghoutas Lindore të mbajtura nga rebelët jashtë Damaskut, raporton BBC transmeton Indeksonline.

Të paktën 98 civilë, përfshirë 20 fëmijë, u vranë në sulmet ajrore të hënën, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Grupi me bazë në Mbretërinë e Bashkuar tha se 470 njerëz ishin plagosur, disa në mënyrë kritike. Duke kërkuar ndalimin e bombardimeve, një zyrtar i OKB tha se situata ishte duke u spiralizuar jashtë kontrollit.

Pothuajse 400,000 njerëz jetojnë në Ghouta Lindore, që ka qenë nën rrethim që nga viti 2013. Ushtria besohet të jetë duke përgatitur një ofensivë tokësore. /Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...