88 mijë policë e ushtarë i kërkojnë të dyshuarit në Francë

PUBLIKUAR

88 mijë policë e ushtarë i kërkojnë të dyshuarit në Francë

Policia drejt kapjes së të dyshuarve për sulmin në Paris

Mediat bëjnë me dije se policia është duke shtënë në drejtim të një makine në të cilën dyshohet se janë dy të kërkuarit për sulmin në revistën satirike Charlie Hebdo.

Sipas mediave, policia ëhstë duke e ndjekur një makinë në verlindje të Parisit.

Aksioni policor është duke vazhduar.

***

Mijëra policë dhe ushtarë të mbështetur nga helikopterët po kërkojnë në një zonë në veri të Parisit për kapjen e të dyshuarve të sulmit në revistën satirike Chrlie Hebdo.

Zyrtarët francezë thonë se mbi 88 mijë pjestarë të forcave të sigurisë, janë angazhuar në mbarë vendin ndërsa shumica prej tyre është e fokusuar në veriperëindim të Parisit, qytet në të cilin gjatë ditës së djeshme dy sulmuesit e dyshuar thuhet se e kanë plaqkitur një pompë të benzinës.

Nëntë persona janë arrestuar deri më tani ndërsa kërkimet më të mëdha po bëhen për kapjen e dy vëllezërve Kouachi, Cherif Kouachi, 32 vjeçar,i dënuar në vitin 2008 për përfshirje në një rrjet që rekrutonte luftëtarë për në Irak dhe vëllain e tij Said, 34 vjeçar.

Dy vëllezërit janë të dyshuarit kryesor për sulmin e armatosur që ka ngjarë të mërkurën në zyrat e revistës satirike në Paris, me ç’rast kanë mbetur të vdekur 12 persona.

Në mesin e viktimave janë tetë gazetarë dhe dy policë.

Një zyrtar i lartë amerikan, ka thënë gjatë të enjtes, se Said Kouachi ka udhëtuar për në Jemen disa vite më parë.

Të dy vëllezërit janë në listën e të ndaluarve për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara.

Vazhdon operacioni për kapjen e të dyshuarve në Francë

Operacioni policor në verilindje të Parisit është duke vazhduar me qëllim të kapjes së dy të dyshuarve kryesorë për sulmin ndaj revistës satirike, Charlie Hebdo.

Policia është në kërkim në zonat në afërsi të qytetit Villers-Cotterets, ku gjatë të enjtes dy sulmuesit e dyshuar, dyshohet se e kanë grabitur një pompë të gazit.

Franca gjatë të enjtes ka qenë në zi kombëtare për nderë të 12 të vrarëve më datën 7 janar në zyrat e revistës javore franceze.

Nëntë persona janë arrestuar deri më tani ndërsa kërkimet më të mëdha po bëhen për kapjen e dy vëllezërve Kouachi, Cherif Kouachi, 32 vjeçar, i dënuar në vitin 2008 për përfshirje në një rrjet që rekrutonte luftëtarë për në Irak dhe vëllain e tij Said, 34 vjeçar.

Gjatë sulmit në revistën, sulmuesit kanë thënë se po hakmerren për profetin.

Manifestime të qeta për nderimin e viktimave kanë vazhduar edhe mbrëmë në Francë./botasot/

>>Masakra në “Charlie Hebdo”, ja zyra ku u vranë drejtori dhe gazetarët

>>Masakra në “Charlie Hebdo” 2 autorët rrethohen, 88 mijë agjentë në operacion

>>Të gjitha detajet e masakrës në Charlie Hebdo (Foto)

>>Policia ka arrestuar 7 persona për sulmin vdekjeprurës në Paris (Video)

>>Polici: ‘Do të më vrasësh?’; Terroristi: ‘OK shef’

>>Detaje të reja rreth masakrës në Paris: Ata thirrën emra dhe qëlluan

>>Bell e shndërron sulmin në karikaturë

>>Franca në zi

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...