8 shtete i kërkojnë Izraelit të paguajë për shkollat e rrënuar palestineze

PUBLIKUAR

Tetë vende të Bashkimit Evropian i kanë kërkuar Izraelit t’i kompensojë ato për rrënimin e objekteve të reja shkollore për komunitetit bedouin në Bregun e okupuar Perëndimor.

Një letër nga tetë vende anëtare pritet t’i dorëzohet Ministrisë së Jashtme të Izraelit në ditët e ardhshme, raporton gazeta “Haaretz”, transmeton Express.

Thuhet se Belgjika është nismëtare e kësaj çështjeje, e ndjekur nga Franca, Spanja, Suedia, Luksemburgu, Italia, Irlanda dhe Danimarka.

Në gusht, Izraeli i rrënoi objektet që për qëllim kishin të shërbenin si klasa në komunitete të ndryshme bedouin dhe konfiskoi panele diellore në një objekt tjetër që po përdorej si shkollë.

Zyrtarët izraelitë thanë se objektet ishin ndërtuar ilegalisht, por aktivistët palestinezë dhe diplomatët e BE-së kanë kundërshtuar duke thënë se Izraeli e bën pothuajse të pamundur marrjen e lejeve të ndërtimit. /Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...