72 orët e tmerrshme në Nju Jork: Dyfishohet numri i të vdekurve nga COVID-19, 83 mijë të infektuar

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Numri i të prekurve me COVID-19 në Nju Jork është duke u rritur, në 72 orët e fundit numri i të vdekurve është dyfishuar dhe tani është 1.941.

I sëmuri i parë në Nju Jork ishte shfaqur muaj më parë, bëhej fjalë për një punonjës shëndetësor që ishte kthyer në Irani, raporton AP, duke shtuar se prej atëherë numri i të infektuarve është rritur në më shumë se 83 mijë, transmeton Telegrafi.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andreë Cuomo, ka deklaruar se më shumë se 12 mijë persona janë hospitalizuar, kurse projeksionet më të reja të epidemisë nuk tregojnë ndonjë rënie as edhe këtë muaj.

“Ajo çfarë tani po presim është piku i krizës së pandemisë, që sipas të gjitha gjasave do të ndodh në fund të prillit”, ka shtuar Cuomo.

Ai pranoi se është i shqetësuar se pavarësisht thirrje për distancën sociale, qytetarët vazhdojnë të frekuentojnë palestrat.

“Përdorni hapësira të hapura siç janë parqet, shëtisni dhe rrezituni pak. Por, pa u afruar me njëri-tjetrin, me një fjalë pa kontakt të afërt”, tha ndër tjera guvernatori Cuomo.

Në tërë qytetin policia po patrullon dhe paralajmëron qytetarët që ta mbajnë distancën nga njëri-tjetri. Ndërkaq në parkun qendror të qytetit jo larg nga spitali Mount Sinai, është hapur një spital mobil me 68 shtretër, derisa anija spital është ndalur në portin e Manhattanit për të pranuar pacientë të prekur me COVID-19.

Në anën tjetër kryetari i Nju Jorkut, Bill de Blasio, ka deklaruar se nevojiten më shumë se pesë milionë maska dhe 100 mijë rroba mbrojtëse – dhe atë deri në fund të kësaj jave.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...