70 për qind e britanikëve e përdorin Google për ta diagnostikuar veten dhe për t’i trajtuar sëmundjet minore

PUBLIKUAR

Një studim i ri ka zbuluar se 70 për qind e britanikëve e kanë shëruar një problem apo sëmundje shëndetësore pasi i kanë kërkuar simptomat në Google.

Hulumtuesit tregojnë se tani shtatë nga dhjetë britanikë e diagnostikojnë veten me ndihmën e Google dhe i trajtojnë problemet minore shëndetësore, në vend se ta vizitojnë doktorin, transmeton Telegrafi

Gjithashtu hulumtuesit kanë zbuluar se 50 për qind e të rriturve besojnë se mund t’i shërojnë apo luftojnë 80 për qind të viruseve dhe sëmundjeve pa ndihmë nga doktorët.

Kjo ka shpirë që të rriturit ta vizitojnë doktorin vetëm dy herë në vit.

Ata kanë zbuluar gjithashtu se edhe 75 për qind e britanikëve e kanë shëruar ndonjë sëmundje me ndihmën e ndonjë ilaçi shtëpiak nga e kaluara. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...