70 fëmijë të vdekur nga fruthi në Venezuelë

PUBLIKUAR

Të paktën 70 fëmijë të një fisi indigjen kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të fruthit në një rajon të largët që jeton në xhungël, në lindje të Venezuelës.

“Përhapja e sëmundjes ka filluar në janar dhe ne jemi duke bërë thirrje për një alarm shëndetësor”, tha Armando Obdola, kreu i OJQ-së Kape Kape, transemton portali arbresh.info

Obdola tha se kishte regjistruar vdekjen në shtetin e Delta Amacuro, ku fëmijët e komunitetit indigjen të Ëaraos kanë vdekur që nga fillimi i vitit.

“Nuk ka ilaçe, nuk ka mjekë as infermierë që mund të bëjnë ndonjë gjë”, ka shtuar ai.

Amerika Latine u shpall e pastër nga fruthi në vitin 2016, por Organizata Panamerikane e Shëndetësisë muajin e kaluar raportoi një shpërthim virulent në Venezuelë.

Shpërthimi i dytë më i madh, në Brazil, ka 14 raste të konfirmuara, të gjitha të importuara nga Venezuela./arbresh.info

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...