650 mijë euro për restaurimin e tërsishëm të rrjetit të ujësjellsit dhe kanalizimit në Janjevë

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, sot ka pritur në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka, me të cilin kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancimin e projektit “Restaurimi i tërsishëm i rrjetit të ujësjellsit dhe kanalizimit në Janjevë”.

Kryetari Imri Ahmeti, ka falënderuar ministrin Damka për mbështetjen në drejtim të realizimit të këtij projekti të rëndësishëm për banorët e Janjevës, duke u zotuar se ky projekt ka rëndësi të veçantë për Janjeven.

Ndërsa, ministri i MZHR-së, Fikrim Damka ka përgëzuar Komunën e Lipjanit si përfituese dhe i ka uruar suksese në zbatimin e këtij projekti të përbashkët, njofton Komuna e Lipjanit.

Ky projekt në vlerë prej 650 mijë euro do të bashkëfinancohet nga Komuna e Lipjanit me 200 mijë euro, MZHR me 250 mijë euro dhe UNDP me 200 mijë euro dhe do të realizohet për një periudhë dy vjeçare ku përfshin restaurimin e 5715 metra gyp të të ujësjellsit, 5233 metra gyp të kanalizimit dhe 2400².

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...