Protesta të përgjakshme në Kashmir, 7 të vrarë dhe 60 të lënduar (Foto)

PUBLIKUAR

Trupat indiane janë shtënë mbi protestuesit të shtunën në Kashmir, duke varë shtatë përderisa dhjetëra mijëra njerëz shpërfillën orën e mbylljes brenda dhe morën pjesë në varrimin e një komandanti të rëndësishëm të rebelëve, vetëm një ditë pasi ai u vra nga forcat indiane në rajonin e kontestuar, Himalayan, njoftojnë zyrtarët.

Burhan Wani, shef i operacioneve të Hizbul Mujahiden, grupit rebel më të madh në Kashmirin e kontrolluar nga India, u vra gjatë luftimeve të premten, pasi trupat indiane, duke vepruar në bazë të informatave, e rrethuan një fshat malor në jug të Kashmirit, ka thënë drejtori i policisë K. Rajendra, njofton AFP, përcjell Gazeta Express.

Përderisa lajmet për vrasjet u shpërndan të shtunën, përleshje të mëdha shpërthyen në disa lagje në jug të Kashmirit me mijëra banorë që hodhën gurë në trupat indiane, të cilat u kundërpërgjigjen duke përdorur municion të gjallë, armë dhe gaz lotsjellës, thanë dy zyrtarë policorë, duke folur në kushte anonime./gazetaexpress/

SHIKO MË SHUMË

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të ketë njoftim...

Haradinaj uron Turqinë për Ditën e Fitores, vlerëson mbështetjen ndaj Kosovës

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Republikën e Turqisë me rastin e Ditës...

Të paluara në veturë, Dogana zbulon 54 mijë euro të padeklaruara në kufi

Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të padeklaruara...