60 të vdekur në sulmet ajrore të udhëhequra nga Arabia Saudite në Jemen

PUBLIKUAR

Avionët luftarakë të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite e kanë bombarduar sot një kompleks të sigurisë afër qytetit të portit, Hodeidah, në Jemen, duke vrarë 60 persona, përfshirë edhe të burgosur të një burgu që ndodhen në atë zonë, njoftojnë zyrtarët rajonal dhe burimet mjekësore.

Burgu në rrethinën al-Zaydiyah kishte 84 të burgosur kur u godit tri herë të shtunën në mbrëmje, kështu ka thënë për Reuters, Hashem al-Azizi, zëvendës guvernator i provincës që kontrollohet nga rebelët Houthi me të njëjtin emër, transmeton Express.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite është duke e luftuar lëvizjen e armatosur të Jemenit, Houthi, që nga marsi 2015, në përpjekje për të rikthyer në pushtet presidentin e pranuar ndërkombëtarisht, Abd-Rabbu Mansour Hadi, i cili u dërgua në mërgim në fund të vitit 2014 nga ky grup që mbështetet nga Irani./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...