60 fëmijë vdesin në një spital në Indi, pasi iu ndërpritet furnizimi me oksigjen

PUBLIKUAR

Të paktën 60 fëmijë kanë vdekur në një spital publik në veri të Indisë, thonë zyrtarët. Dyshohet se atyre iu ishte ndërprerë furnizimi me oksigjen për shkak të mos pagesave.

Zyrtarët në shtetin indian, Uttar Pradesh, e kanë pranuar se furnizimi me oksigjen ishte ndërprerë, por kanë thënë se ky nuk ishte shkaktari i vdekjeve të fëmijëve, transmeton Express.

Shumica e viktimave po trajtoheshin për encefalitet.

Vdekjet e tyre ndodhen përgjatë një periudhe pesëditore, nga e hëna, në spitalin “Baba Raghav Das” në Gorakhpur. Tridhjetë prej tyre vdiqën mes të enjtes dhe premtes, njofton ky spital.

Zyrtari i rrethinës Gorakhpur, Anil Kumar, e ka pranuar se ka pasur problem me pagesat e furnizuesit, por shtoi se vdekjet mund të jenë shkaktuar nga shkaqe natyrale pasi shumë pacientë ishin shtruar në spital në gjendje të rëndë./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...