Gjashtë persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën të dielën në mbrëmje, kur dy të armatosur hapën zjarr pas lutjeve në një xhami në Quebec City, në Kanadë. Tetë të tjerë mbetën të plagosur dhe po trajtohen në spital
Kryeministri Justin Trudeau e cilësoi këtë si “sulm terrorist mbi muslimanët.”
Një dëshmitar tha se deri në tre persona të armatosur të maskuar qëlluan në rreth 40 fetarë brenda Qendrës Kulturore Islame Quebec City rreth orës 20:00 pasdite. Shumica e njerëzve brenda ndërtesës ishin burra, transmeton Gazeta Express




