50 mijë euro në valixhe, procedohet 61-vjeçari italian

PUBLIKUAR

Një shtetas italian është proceduar penalisht pasi i janë gjetur 50 000 € në Pikën e Kalimit Kufitar në Durrës, për të cilat nuk ka kryer procedurat e deklarimit doganor.

Procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 61-vjeçarit me inicialet A.G, lindur dhe banues në Itali, u bë nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës.

“Më datë 02.12.2017, në Pikën e Kalimit Kufitar , gjatë kontrollit të përbashkët të kryer nga Efektivet të DRKM me Doganën, në çantën e shtetasit të mësipërm iu gjet një shumë parash prej 50 000 €, për të cilat nuk ka kryer procedurat e deklarimit doganor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...