450 mijë euro për ndërtimin e Stadiumit në Lipjan

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunë së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka qëndruar sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ai ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me këtë Ministri, për ta ndihmuar Komunën e Lipjanit në ndërtimin e stadiumit të qytetit në vlerë prej 450.000 euro, ndërsa Komuna e Lipjanit të vazhdoj me pjesën e mbetur për ta finalizuar këtë projekt, njoftoi Komuna
Me këtë rast, Kryetari i Komunë së Lipjanit, Imri Ahmeti, dhe Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë Sportit, Kujtim Shala, kanë thënë se ndërtimi i stadiumit në Lipjan do të shërbejë dashamirëve të sportit që t’i zhvillojnë aktivitetet e tyre në hapësira më të standardizuara për stërvitje dhe në zhvillimin e garave të cilat ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së sportit në përgjithsi.
Kryetari, Ahmeti po ashtu ka falënderuar ministrin Shala për përkrahjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke theksuar se me ndërtimin e stadiumit në qytetin e Lipjanit, për qytetarët lipjanas do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për ata që merren me sport dhe një nxitje e madhe në cilësi dhe në rritje të konkurrencës brenda dhe jashtë vendit.

SHIKO MË SHUMË

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...