Bebe Rexha duket joshëse në pozat e reja nga Brazili

PUBLIKUAR

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon të jetë shumë e angazhuar në muzikë.

Së fundmi ajo performoi në festivalin e famshëm “The Town” në Brazil, teksa ka njoftuar edhe datat e turneut në kontinentin aziatik.

Rexha ndërkohë është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ku shpesh publikon për fansat fotografi të ndryshme na paraqitjet e saj.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Së fundmi, interpretuesja e hitit “I’m Good (Blue)” ka publikuar një kolazh fotografish në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku është shfaqur mjaft tërheqëse.

Ajo ka pozuar e veshur me një fustan të zi të shkurtër, duke vënë në pah fizikun e saj dhe fytyrën e zbukuruar me makijazh.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Pëlqimet dhe komentet e shumta prej ndjekësve të saj nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për dukjen.

Bebe Rexha përndryshe ka qenë shumë e përfolur në media muajve të fundit, kjo për shkak të një sërë ngjarjesh që kanë ndodhur në jetën e saj si gjuajtja me telefon nga një fans dhe ndarja nga i dashuri i saj, i cili e la për shkak të kilogramëve të tepërt. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...