4 VITE E 6 MUAJ BURG PËR KEQTRAJTIM TË FËMIJËS

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

burgu abc

Kryetari i Trupit Gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, Ibrahim Idrizi, sot e hënë 30.06.2014, shpalli aktgjykimin ndaj të akuzuarit Sh.T, për kryerjen e veprës penale keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës nga neni 250 par 5 lidhur me 2 të Kodit Penal të Kosovës si dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par 2 lidhur me 1 të KPRK-se.

Kryetari i Trupit Gjykues, me rastin e shpalljes së aktgjykimit tha se, të akuzuarin Sh.T e shpall fajtor për shkak të kryerjes së veprës penale keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës nga neni 250 par 5 lidhur me 2 të KPRK-së si dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par 2 lidhur me 1 të KPRK-se,dhe gjykon me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 4 vite e 6 muaj.

Ndryshe Sh.T, u akuzua se me datë 17.07.2013, rreth orës 15.20 , në Ferizaj, në banesën e tij në katin e 7-të, duke ushtruar autoritetin prindëror, e ka keqtrajtuar fëmijën e tij F.T i moshës 14 vjeçar, në atë mënyrë që ka përdorur masa fizike dhe mendore, në atë mënyrë që të dëmtuarit F.T në fillim ia ka lidhur duart me një shirit izolues – ngjitës dhe me një kabëll elektrike e ka rrahur duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit, në prani të fëmiut M.T dhe me pretekst se i njëjti i ka vjedhur një palë dara të ujit, e pastaj ka tentuar që t’ia lidh edhe këmbët, kështu që fëmiu nga frika ik dhe del në ballkonin e banesës, me duart e lidhura dhe tenton që të kaloj në terasën e fqiut, ku këmbën e majtë e vendos në murin e terasës ndërsa këmbën e djathtë në murin ndaras të terasës me fqiun, ndërkaq i akuzuari tenton që ta kap për maice por fëmija rrëshqet poshtë duke rënë në mbulojën e katit përdhese të banesës dhe merr lëndime të rënda trupore.

Ndërkohë në dënimin e shqiptuar do ti llogaritet koha e kaluar ne paraburgim dhe atë prej datës 17.07.2013. Ndërkohë i vazhdohet paraburgimi deri sa aktgjykimi të merr formën e prere por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me aktgjykimin e datës 30.06.2014. /ferizajpress.com/

SHIKO MË SHUMË

ORENDI hap konkurs pune

A je marakli dhe të pelqen të punoni me dru? Fabrika Orendi , është vendi...

Nesër nga ora 13:00 do të bëhet varrimi i të riut Gëzim Rizani

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan ka njoftuar se varrimi i të riut Gëzim...

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Shtatë rastë të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në...