4 mësimdhënës të infektuar me virusin Covid-19 në Lipjan

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, sot ka takuar shtabin emergjent ku është biseduar për gjendjen aktuale të krijuar nga pandemia Covid-19 në Komunën e Lipjanit dhe për vendimin nga Qeveria e Kosovës me masat e veçanta për parandalimin e kësaj pandemie, njofton Komuna.
Gjatë këtij takimi u adresuan edhe shumë çështje të tjera me rëndësi. Po ashtu u tha se Komuna e Lipjanit do të merr veprime konkrete për situatën që ndodhemi dhe do të pergatit një plan të veprimit, në mëyrë që të menagjojmë sa më mirë këtë situate.
Kryetari Ahmeti ka kërkuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Lipjan që ti bëjë të gjitha përgaditjet e nevojshme dhe të jetë e gatshme në rast të përkeqësimit të situates me Covid 19 në Komunën e Lipjanit. Ai po ashtu u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë me respektimin e masave si dhe rekomandimeve nga Instituti i Shëndetësisë Publike.
Gjatë takimit me shtabin emergjent është bë e ditur se nga sot procesi mësimor në shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Dy Dëshmorët” në fshatin Dobrajë e Madhe kaloi në skenarin “C” (mësim online) për shkak se katër mësimdhënës në këtë shkollë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Shkolla “Dy Dëshmorët” në fshatin Dobrajë e Madhe është shkolla e parë në Komunën e Lipjanit që kaloi në skenarin C.
Në Komunën e Lipjanit ishin 54 raste të infektuarve me virus Covid-19 gjatë javës dhe 36 raste vetëm gjatë fund javës.

Image may contain: one or more people, people sitting and indoor
Image may contain: 1 person, sitting, table, office and indoor, text that says 'NES SE LIPIAN'
Image may contain: one or more people, people sitting and indoor
Image may contain: one or more people, people sitting, table, living room and indoor

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...