37-vjeçarja humb jetën në aksident trafiku në Lipjan

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka dhenë detaje rreth aksidentit të ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj ku si pasojë ka ndërruar jetë këmbësorja të cilën e goditi vetura, shkruan “Zëri.Info”.

Zëdhensja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti, për “Zërin”, ka thenë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjës

“Rreth ores 17:30 kemi pranuar informaten per nje aksident trafiku ne rrugen Prishtine – Ferizaj, saktesisht ne fshatin Llugaxhi te Lipjanit. Ne aksident kane qene te perfshirë nje automjet dhe nje kembesore. Si pasoje e aksidentit kemebesorja Sh.H. (femer 37 vjeç) ka humbur jeten. Vdekjen e viktimes e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vend ngjarje.Ngasesi i automjetit eshte shoqeruar ne stacion policor. Me kete rast po merren njesitet perkatese”, tha Ahmeti për “Zërin”.

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...