Super-vetura elektrike, që po konsiderohet si më e lehta që ndonjëherë të jetë prodhuar në Indi

PUBLIKUAR

Përveç se është paralajmëruar si vetura më e lehtë në kategorinë e vet, Vazirani Ekonk është njëherit edhe vetura më e shpejtë që ndonjë është prodhuar në Indi.

Siç ka bërë të ditur kompania start-up që qëndron pas kësaj “vepre arti”, në veturë nuk ka ndonjë shtesë të veçantë përveç atyre sa i përket motorit, transmeton Telegrafi.

Kur është fjala për super-vetura elektrike, India ka çfarë të ofrojë. Chanki Vazirani, ndërmarrësi indian me përvojë pune në kompanitë si Rolls-Royce dhe Jaguar, filloi start-up e tij dhe krijoi një veturë unike.

Bëhet fjalë për Ekonk që në përkthim i bie “fillimi i dritës së perëndisë”, e kjo super-veturë do të duhej të shfaqej shpejt në treg.

Sipas themeluesit të kompanisë, është vetura më e lehtë elektrike që ndonjëherë të jetë prodhuar në Indi.

Vazirani Ekonk mund të lavdërohet për peshën e përgjithshme, prej vetëm 738 kilogramëve dhe motorit elektrik që prodhon 711 kuaj-fuqi.

Shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 2,5 sekonda, e shpejtësia maksimale shkon në mbi 300 kilometra në orë.

Sa i përket çmimit dhe prodhimit serik, nuk ka akoma ndonjë informacion konkret. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...